Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO konfirmon përkushtimin tonë për paqë dhe stabilitet dhe paraqetd ëshmi për gatishmërinë tonë për të kontribuar në sigurinë globale – thuhet mes tjerash në mesazhin e Ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, me rastin e 4 Prillit – 75 vjetorit të themelimit të Aleancës.
“Në vitin në të cilin Maqedonia e Veriut shënon 4 vjet anëtarësim në NATO, ndërsa me aleatët në Aleancë shënojmë 75 vjet nga themelimi i saj, mund të themi se i kemi të gjitha predispozitat për të qenë një garantues i fortë i pavarësisë dhe sovranitetit tonë” – tha Slavanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.
Përfitimet për Maqedoninë e Veriut janë të qarta – thonë nga Këshilli Euro-Atlantik.
Sipas tyre vendi aderoi në aleancën më të suksesshëm në histori duke fituar vendin dhe votën e barabartë.
Sipas Këshillit, anëtarësimi në NATO do të thotë të kesh 31 vende të përkushtuar për t`ju mbrojtur nga agresioni. /tvklan.mk/