71-vjeçari i dyshuar për tentim vrasje ndaj kryeministrit sllovak, përballet me burgim të përjetshëm

Një burrë është akuzuar për tentativën e vrasjes së kryeministrit sllovak, Robert Fico pasi politikani u plagos rëndë në një atentat kur po dilte nga një mbledhje e qeverisë të mërkurën.

Sulmuesi i dyshuar nuk është emëruar zyrtarisht, por raportet sllovake e kanë identifikuar gjerësisht atë si një 71-vjeçar nga qyteti Levice, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Raportet thonë se ai mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Fico, 59 vjeç, është në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme pasi u qëllua disa herë në atë që kolegët e përshkruan si një sulm të motivuar politikisht.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share