GJERASOV: 10 DERI NË 15 PËR QIND E TYRE MARRIN PJESË NË BPV-në
Kolapsi i energjetik rezikon të lërë pa pune 7,000 deri në 9,000 punëtorë në industri, thotë kështu në intervistën për REL Igor Gjerasov, kryetar i Unionit të Industrisë, Energjisë dhe Minierave . Sipas tij, kompanitë e mëdha, të cilat janë në tregun e lirë të energjisë elektrike, marrin pjesë me 10 deri në 15 për qind në BPV.
Si rrjedhoj e krizës energjetike me të cilën po përballet vendi dy kompani të mësha me më shumë se 700 punëtor janë në pushim të detyrueshëm, kështu njofton kryetari i Unionit të Industrisë, Energjisë dhe Minierave Igor Gjerasov.
“Aktualisht dy kompani nga sektori ynë janë në pushim të detyruar, ku përfaqësohemi nga sindikata, ajo është Euronickel Industries me rreth 850 punëtorë dhe miniera e bakrit dhe e arit Borov 0 Radovish, ka diku rreth 720-730 punëtorë, që do të thotë se diku rreth 1500 punonjës janë konkretisht në 70 për qind të pagës, që nuk do të thotë se vendet e tyre janë në rrezik, ligji e lejon këtë dhe kompanitë i dërguan punëtorët me pushime të detyruara në këtë periudhë të vështirë. Euronikeli është në pushim të detyruar deri më 15 dhjetor, ndërsa Borov dol deri më 1 dhjetor”, deklaroi Igor Gjerasov.
7,000 deri në 9,000 punëtorë në industri rezikohen të jenë pa vende pune. Sipas tij, Gjerasov kompanitë e mëdha, të cilat janë në tregun e lirë të energjisë elektrike, marrin pjesë me 10 deri në 15 për qind në BPV.
“Sektori energjetik dhe industria e metaleve dhe minierave janë një sektor i madh në vendin tonë, Nëse po pyesni për numrin e saktë të punëtorëve që janë në rrezik, nëse do të ndodhte ajo që ne nuk do të donim të ndodhte, mendoj se është një shifër prej 7000 deri në 9000 punëtorë të përfshirë drejtpërdrejt në ato punë”, deklaroi Igor Gjerasov.
Si sindikatë, konkretisht Sindikata e Industrisë, Energjisë dhe Minierave (SIER), kemi paraqitur kërkesa që Qeveria të subvencionojë kompanitë tona që janë më të prekura nga kriza energjetike në këtë periudhë të vështirë./KlanMacedonia/