Shqiptarët me numër më të madh të papunësisë krahas komunitetit maqedonas.
Ky numër alarmant ka ndikuar që qytetarët të braktisin vendin e tyre për shkak të kushteve të vështira ekonomike, informon tvklan.mk
Numri i të papunëve është alarmant në RMV. 10.128 shqiptar presin rradhë tek agjencioni për punësim në Tetovë për një vend pune, ndërsa nga komuniteti Maqedonas në pritje janë 2094 persona. Nga komuniteti Turk kan aplikuar 67 persona, ndërkaq 298 persona nga komuniteti Romë janë në listën e agjensisë për punësim dhe 57 nga komunitetet tjera presin një angazhim pune.
“Në rajonin e pollogut, 70 magjistra presin një vend pune ndërsa 3 doktor shkencash janë në listë për t’u sistemuar. 669 kërkesa janë drejtuar në Agjencinë për punësim nga shkollimi i mesëm profesional, ndërsa prej shkollimit te mesëm 3461 nxënës. Me shkollim të lartë kanë aplikuar gjithsejt 910 studentë. Nga këto statistika përqindja është e njejtë mes gjinive, thuasje janë rreth 50% gra dhe 50% burra që figurojnë në kërkesën e një vendi të punës në agjencionin për punësim në Tetovë”, deklaroi Ideal Amzai- Drejtori i Agjencisë për punësim.
Pa një ofertë dhe strategji të re thonë shumica e të rinjëve prapa kamerave, përgjigja e tyre dhe jo vetëm, është braktisja nga vendi si pasojë e frikës për tu përballur me papunësi dhe pasojat e vështirësive ekonomike. /tvklan.mk