Sot mbushen 7 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës. Më 5 Shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore e re, Nënë Tereza.
5 Shtatori është shpallur festë zyrtare në vendin tonë me vendim të Këshillit të Ministrave.
7 vite më parë, Papa Francesku njohu dy mrekullitë e Nënë Terezës, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj në vitin 1997.
Nënë Tereza, e njohur si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur në vitin 1910 në një familje shqiptare në Shkup. Në moshën 18-vjeçare u bë murgeshë.
Qëllimi i saj i vetëm ishte të ndihmonte njerëzit e vuajtur, të pamundurit dhe t’u shërbente të vërfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj. /tvklan.al