65-vjeçari futet në banesën e 16-vjeçares dhe e ngacmon seksualisht në Sarandë

Një 65-vjeçar në Sarandë është arrestuar nga policia pasi ngacmoi seksualisht një vajzë minorene 16 vjeçe.

Ka qenë kjo e fundit që lajmëroi policinë se një person kishte hyrë në banesën e saj dhe tentoi ta ngacmonte seksualisht.

Uniformat blu që shkuan në vendngjarje arrestuan në flagrancë 65-vjeçarin me iniciale S.S.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share