64 vjeçari rrëfen ”betejën” me ariun – Zoti më dha fuqi!

ARINJTË SËRISH “SULMOJNË”!

64-vjeçari Cane Srbinovski nga fshati Drenovë i Komunës së Dollnenit, gjatë një takimi me Drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, ka rrëfyer mënyrën se si ishte mbrojtur pasi u sulmua nga ariu.

Ai tha se sulmi ka ndodhur të dielën kurse familja e kishte gjetur të hënën.

“Në mbrëmje mora bagëtinë për ta çuar në stallë. Unë me viçat e vegjël isha pas. Papritmas doli para meje ariu dhe më kapi për këmbën e majtë dhe unë rashë në shpinë. Nuk e di si shpëtova. Me këmbën e djathtë e godita në fytyrë dhe ma lëshoi këmbën. Donte të më kap për stomaku, zoti më dha fuqi e kapa për veshët dhe e mbajta thuajse gjysmë orë. Mora një fuqi dhe e shtyva dhe u largova dhe atëherë mu këputën këmbët” – tha Cane Srbniovski.

Blegtori ka marrë lëndime në këmbën e majtë dhe duhet që të operohet.

Drejtori I QMK-së ka theksuar se punojnë për të zgjidhur këtë problem, por pranoi se viteve të fundit arrinjtë janë shtuar madje edhe nëpër vendbanime.

Në shtator të vitit të kaluar, Komuna Mavrovë Rostushë kishte kërkuar nga Qeveria që të shpallet situatë e krizës në gjithë territorin e Komunës për shkak të pranisë së shtuar të arinjve dhe rrezikut të popullsisë lokale.

Vitin e kaluar pati edhe disa raste kur arinjtë ishin goditur nga makinat. Rasti I fundit u regjistrua më 2 dhjetor, kur një ari u godit në rrugën Tetovë – Neproshten, derisa tre arinj të tjerë kalonin rrugën. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share