64 arrestime gjatë fundjavës në Londër, për vepra penale lidhur me kurorëzimin

Policia Metropolitane, ka bërë të ditur se në fundjavë, janë kryer 64 arrestime për vepra penale të ndryshme.

Kjo sipas tyre, përfshinte shkeljen e qetësisë dhe komplotin për të shkaktuar një shqetësim publik, përcjell klankosova.tv.

Met thotë se katër personat prej të arrestuarve janë akuzuar dhe do të paraqiten në Gjykatën e Westminsterit më vonë këtë muaj.

Policia Metropolitane tha se numrin i personave që janë arrestuar këtë fundjavë kanë të bëjnë edhe me protestat e lidhura me kurorëzimin.

Forca është vënë nën vëzhgim për ato që sekretari i kulturës i përshkroi si arrestime të ashpra dhe kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan ka bërë thirrje për qartësi nga drejtuesit e Policisë Metropolitane.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share