60 raste të reja me virus

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 60 raste të reja me KOVID-19, nga 842 testime të kryera, 63 pacientë të shëruar, nuk është paraqitur asnjë person i vdekur. Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë KOVID-19 nga Termini Im, janë regjistruar dy persona të vdekur nga në periudhë nga 05.05 maj deri më 8 qershor të këtij viti.

Nga rastet e saporegjistruara 60 raste, nga Shkupi janë 52, Manastiri, Prilepi, Tetova, Kavadari, Gostivari, Shtipi, Gjevgjelia dhe Resnja nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (60), janë regjistruar 16 riinfektime.
Nga 63 pacientë të shëruar, nga Shkupi janë 36, Manastiri – 10, Shtipi – 4, Kavadari dhe Kumanova – nga 3, Prilepi dhe Strumica – nga 2, Tetova, Resnja dhe Dibra nga –1.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është paraqitur asnjë person i vdekur.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Termini Im janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi (56) dhe Ohri (73). Nga të vdekurit, një person ka vdekur në kushte spitali ndërsa një në kushte shtëpie. Personat kanë vdekur në periudhë nga 05.05. deri më 08.06.2022.

Janë bërë 842 teste përmes; ISHP-158, QSHP Shkup-28, QSHP Manastir-15, QSHP Prilep-7, QSHP Tetovë-10, QSHP Kumanovë-8, Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile-0, Mjekësia gjyqësore-0, laboratori i Spitalit Kozle-0, KU Pulmologji me alergologji-2, SPQ 8 Shtatori-0, Instituti për mikrobiologji-18, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)-17, Avicena-20, Biotek-25, Sistina-30, laboratori Laor-14, Sinlab-11, Remedika-7, Pllodnost-6, Genea-12, Nikob Lab-50, VFV Medikal-12, Eli MedikaPlus-3, Rojal Medika-0, Spektra-MM-3 Rapid Lab-1, Zhan Mitrev Strumicë-2, Nova Lab Diagnostika-0, Ramus-1, EPSH dhe EPSH (rapid test)-gjithsej 382.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 2.069.427 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend prej fillimit të epidemisë është 312.807, numri i pacientëve të shëruar është 303.128, i të vdekurve është 9.320, ndërsa i rasteve aktive është 359.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share