FILM DOKUMENTAR DHE NJE MONEDHE SIMBOLIKE NE NDER TE SHEN TEREZES
Shënohen 6 vite nga shenjtërimi, i Nënë Terezës. Në nder të 25-vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës prezantohet në Vatikan një film dokumentar me titull “Madre Teresa No Greater love” si dhe një monedhë simbolike. Realizimi i këtij dokumentari ka si qëllim që t’i rrëfej brezave që nuk e kanë jetuar dhe të rinjve jetën e vërtetë e veprën e Nënë Terezës”
“Madre Teresa No Greater love” është filmi dokumentar që është prezantuar,në nder të 25-vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës . Në Kalkutë, përgjatë rrugës qendrore Park, do të zhvillohen aktivitetet e një qendre të re për fëmijët e rrugës të Misionarëve të Bamirësisë, urdhri i themeluar nga Nënë Tereza.
Hapja do të përkojë me veprimtaritë përkujtimore për 25 vjetorin e vdekjes së murgeshës me origjinë shqiptare , e shpallur e bekuar nga Gjon Pali II në 2003 dhe e shenjtë nga Papa Françesku në 2016.
Vatikani ka publikuar materiale të rralla të arkivit të urdhërit të saj Urdhëri i Misionareve të Nënë Terezës,si dhe një monedhë simbolike në kujtim të jetës së Shën Terezës.
Realizimi i këtij dokumentari ka si qëllim që t’u rrëfejë brezave që nuk e kanë jetuar dhe të rinjve jetën e vërtetë e veprën e Nënë Terezës” .Nën regjinë e Davide Nagliere, materiali në rreth 2 orë rrëfen udhëtimin humanitar nga lagjet më të varfëra e problematike të botës, si Bronx, Calcuta, Rio De Janiero, Kenia e përmes rrëfimeve të personave që e kanë takuar dhe i ka ndihmuar përcjell misionin e saj të paqes e shërbimit ndaj njerëzimit e më nevojtarëve të botës.
Ndërkaq monedha e veçantë e cila do të të mbaje portretin e Shën Terezës, është realizuar nga artistja Orieta Rossi e cila ka ditur të sintetizoj figurën e Nënë Terezës ndërsa mban shtrënguar në krah një vogëlush indian, e që përmbledh me tre fjalë veprën hyjnore të shenjtërisë shqiptare; dashurinë, impenjimin e devotshmërinë për t’i shërbyer të tjerëve.