6-vjetori i përpjekjes së grushtshtetit, Erdogan: Treguam që Turqia nuk mund të robërohet kurrë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka rikujtuar 6-vjetorin e përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut, duke e cilësuar si një prej sulmeve më të ulëta kundër shtetit dhe jetës së popullit.Erdogan, mes tjerash, uroi mëshirë për 251 personat që humbën jetën gjashtë vjet më parë, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.“Shpreh falënderimet e mia për secilin nga qytetarët e mi që morën pjesë në përpjekjen historike që ndodhi natën e 15 korrikut me zemrat që rrahin për dashurinë e Turqisë, si dhe për të gjithë vëllezërit/motrat e mi që u nderuan me statusin e veteranit atë natë.

Nuk mjaftojnë fjalët për të përshkruar fisnikërinë e bijve të këtij kombi të cilët me fillimin e tentativës së grushtit të shtetit mbushën pa hezitim bulevardet, rrugët dhe sheshet duke vendosur trupat e tyre në mbrojtje përpara tankeve, avionëve, helikopterëve. Padyshim rëndësia kryesore e 15 Korrikut për ne është se ai është simboli i parë de fakto i rezistencës së lavdishme të popullit tonë kundër puçeve që u përball përgjatë historisë.

Ne themeluam republikën tonë me Luftën Kombëtare që dhamë një shekull më parë. E vendosëm në zbatim demokracinë tonë me vullnetin që doli nga kutia e votimit të popullit në 1950. E kemi bashkuar Turqinë me lëvizjen më të madhe zhvillimore dhe investuese në historinë e saj në çdo fushë që nga viti 2002. Natën e 15 korrikut mbrojtëm me çmimin e jetës tonë Republikën, demokracinë dhe të gjitha arritjet tona. Me rezistencën tonë epike që ndërmorëm kundër puçistëve si një zemër dhe një fuqi e vetme, u treguam mikut dhe armikut se Türkiye nuk mund të robërohet kurrë, se nuk mund ta gjunjëzojnë kurrë popullin turk”, deklaroi Erdoğan, duke i shprehur ngushëllimet popullit turk dhe të afërmve të dëshmorëve.Erdogan tha se me fillimin e grushtit të shtetit, ata mobilizuan të gjithë fuqinë ligjore dhe administrative të vendit.Duke theksuar se nuk kanë lënë pa ndëshkuar ata që kanë derdhur gjakun e dëshmorëve, se nuk kanë qëndruar para veteranëve me kokën ulur dhe se nuk e kanë qëndruar duke shikuar që sakrifica e popullit të shkojë dëm.

“Kemi lehtësuar zemrat e miqve tanë, kemi forcuar shpresat e tyre duke i bërë boshe tekat e atyre që lëshuan tradhtarët mbi ne. Morëm masat e nevojshme në çdo fushë që Türkiye të mos përballet më me kërcënime të ngjashme. Duke e shpallur 15 korrikun si Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, siguruam që kjo epope e madhe e rezistencës të skalitej në histori me germa të arta. Ngjarje të tilla zënë vendin e tyre si shenja të një përparimi të ri, një ngritjeje të re dhe një epoke të re në historinë e kombeve. Fatmirësisht ia arritëm ta kthejmë 15 korrikun në një pikënisje të tillë. Historia e Türkiyes do të shqyrtohet në dy periudha, para dhe pas 15 Korrikut, në aspektin e vërtetimit të pjekurisë së demokracisë tonë dhe fuqisë së vullnetit kombëtar. Me përpjekjet, me sfidat tona të mëvonshme, ne i kapërcyem frontet kryesore të luftës, kundër të cilave luftuam gjatë grushtit të shtetit. Tradhtarëve të FETO-s, por edhe organizatave të tjera terroriste dhe forcave që i lëshuan ato drejt nesh, iu për përgjigjëm jo duke u tërhequr, por duke bërë hap para. Duke shkatërruar organizatat terroriste të grumbulluara në kufijtë tanë, nga DAESH në PKK/YPG, ne kaluam në strategjinë për të tharë kërcënimet në burimin e tyre. Me operacionet tona që kemi ndërmarrë, ne burgosëm organizatat terroriste dhe sulmet e tyre pas një vije që ne vendosëm përtej kufijve tanë në vend që të përballeshim me ato në territorin tonë”, tha ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share