Shpëtohen 140 persona në Racha të Gjeorgjisë
6 persona humbën jetën si rezultat i rrëshqitjes së dherave në rajonin malor të Racha të Gjeorgjisë, pranë një zone turistike tejet popullore.
Ministria e Infrastrukturës raportoi për mediat vendase se rezultojnë të paktën 35 të zhdukur, ndërsa 140 persona janë evakuuar nga ekipet e shpëtimit dhe u strehuan në një vend të sigurt.
Në zonën e prekur nga fatkeqësia janë angazhuar 400 forca zjarrfikësish dhe ekipe të shpëtimit vazhdojnë që operacionet e tyre të kërkimit duke përdorur pajisje të specializuara.
Sipas ekspertëve gjeologë, rrëshqitja e dherave është më shkatërruesja që ka ndodhur në veriperëndim të Gjeorgjisë pas tërmetit të vitit 1991.
Racha është një rajon në veriperëndim të vendit të Kaukazit Jugor, pranë kufirit me Rusinë, dhe është i njohur për natyrën mahnitëse dhe ujërat minerale.
Tv Klan