PËR KLAN M FLET NJË E MBIJETUAR – ISHTE 13 VJEÇ KUR NDODHI TËRMETI
I ka pasur vetëm 13 vjet kur ka ndodhur tërmeti i fuqishëm në 63-tën në Shkup. Ndërsa sot mes lotësh kujton humbjen e nënës, vëllaut dhe dy kusherirëve të saj. Kishte sjellë shalqi dhe kafe për to në varrezat në Butel.
“Asnjëherë mos të përsëritet. Edhe tash kur flas për këtë rrënqethem. Unë dhe motra 13 vjeçare ishim bashkë dhe shpëtuan. Jetonim në banesë në Karposh. Ishte gjithçka e rënuar flenim në park fillimisht pastaj na dërguan në pushimore në Pretor. Askush nuk na tregoi se kishin ndërruar jetë nëna dhe vëllau ynë. Ndërsa babai ishte i lënduar rëndë”, deklaroi Sllobodanka Vellkovska e mbiujetuar e tërmetit.
U bënë 59 vjet nga tërmeti katastrofik në vitin 1963, ku 1.070 persona e humbën jetën, ndërsa 3.000 u lënduan. Para Monumentit të viktimave nga tërmeti katastrofik në Varrezat e qytetit në Butel, delegacione zyrtare, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë vendosën lule. Njëra prej tyre ishte edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska e cila thotë se tashmë Shkupi është vend i sigurtë për të jetuar.
“Unë si kryetare e Qytetit të Shkupin mendoj se Shkupi është qyteti më i bukur në botë. ne të gjithë duhet të punojmë që të kontribojmë që Shkupi të jetë qytet më i sigurtë dhe më i mirë për të jetuar. Sa i përket ndërtimeve pa leje Qyteti i Shkupit nuk bën inspektime as nuk jep leje për ndërtim dhe për këtë nuk mund të flas”,deklaroi Danela Arsovska, kryebashkiake e Shkupit.
Tërmeti katastrofik në Shkup ka ndodhur më 26 korrik të vitit 1963 në orën 5:17 minuta, ndërsa lëkundje të vogla ka pasur deri në orën 5:43 minuta. U rrënuan 15.800 banesa, ndërsa u dëmtuan 28.000. Mbi 200.000 njerëz mbetën pa kulm mbi kokë./KlanMacedonia/