57 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 808 teste dhe janë regjistruar 57 raste të reja me COVID-19:
• Shkup – 38
• Manastir dhe Prilep – nga 5
• Shtip – 4
• Kavadar, Veles, Strugë , Negotinë dhe Krushevë – nga 1
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (57), janë regjistruar 15 riinfeksione.
Janë regjistruar 9 pacientë të shëruar nga:
• Shkup – 8
• Makedonski Brod – 1
Gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar një humbje jete nga Struga (86 vjeç), i cili ka humbur jetën në kushte spitalore. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Janë kryer 808 teste: ISHP-127, QSHP Shkup-64, QSHP Manastir-16, QSHP Prilep-11, QSHP Tetovë-7, QSHP Kumanovë-29, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-0, Spitali Laboratorik Kozle-0, KU Pulmologji me Alergologji-0, Instituti i Mikrobiologjisë-58, Zhan Mitrev (Filipi i II-të)-3, Avicena -23, Biotek-13, Sistina-4, Laboratoria Laor-1, Sinlab -2, Remedika – 9, Plodnost-2, Genea-3, Nikob Lab-10, VFV Medikal-4, Eli Medika Plus-6, Spektra-MM-1, Rapid Lab–0, Zhan Mitrev Strumicë –1, Nova Lab Diagnostika–0, Ramus -3, IPSH GM Lab-0, ISHP dhe IPSH (test i shpejtë) – gjithsej 411.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.177.967 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.722, numri i të shëruarve është 333.833, numri i atyre që humbën jetën është 9.554, ndërsa numri i rasteve aktive është 335
Lexo gjithashtu
Total
0
Share