537 sanksione për vozitje të shpejtë në gjithë territorin Maqedonisë

Dje (27.09.2023) Ministria e Brendshme kreu kontrollin e intensifikuar të veprimit në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të mëdha se sa lejohen, me 537 shoferë të sanksionuar.

Nga këto, 32 automjete po udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë sesa lejoheshin, dhe nëntë automjete po udhëtonin me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

274 automjete tejkaluan shpejtësinë brenda dhe 263 jashtë vendbanimeve” – thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share