Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell e ka cilësuar Rripin e Gazës si “vendin më të rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë”, raporton BBC.
Teksa i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së më herët, Russell tha se marrëveshja e armëpushimit e arritur me vështirësi midis Izraelit dhe Hamasit nuk do të mjaftonte për të shpëtuar jetën e tyre.
Më shumë se 5,300 fëmijë thuhet se janë vrarë në Gaza që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 Tetor, që përbën 40% të vdekjeve. “Kjo është e paprecedentë,” tha Russell.
Ndër të tjera ajo shtoi se ishte “e përhumbur” nga ajo që pa në një vizitë të fundit në jug të Gazës.
Përveç bombave, raketave dhe armëve, fëmijët e Gazës janë në rrezik ekstrem nga kushtet katastrofike të jetesës.
Russell përsëriti thirrjen e saj për punonjësit humanitarë që të kenë qasje të qëndrueshme, të sigurt në Gaza./tvklan.al