Departamenti i Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas kërkesës së Qendrës për Menaxhimin e Krizave për shuarjen e zjarrit në territorin e Komunës Çeshinovë-Obleshevë, ndërmjet Koçanit dhe Probishtipit, ka dërguar një helikopter të llojit Mi-171, i cili hodhi mbi 60 tonë ujë, njofton MPB, përcjell KlanM.
Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, përpjekje të veçanta janë bërë në zonën e zjarrit që po i afrohej fshatit Vërbicë derisa zjarri është vënë nën kontroll.
“Po ashtu me helikopterin Mi-171 janë nxjerrë 5 zjarrfikës nga Koçani, të cilët ishin rrethuar me zjarr dhe tym nga të gjitha anët”, thonë nga MPB.
Zjarrfikësit janë shpëtuar dhe pozicionuar në vend të sigurt./KlanMacedonia