Një 5-vjeçare është pickuar nga gjarpri teksa po luante në oborrin e shtëpisë së saj në Bihar të Indisë. Pas sulmit të gjarprit, vajza u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë më vonë në spital.
Burimet lokale thonë se pas kësaj ngjarje të rëndë, në atë pronë janë gjetur dyzet gjarpërinj.
Gjarpërinjtë u mblodhën në thasë të mëdhenj, të cilët më pas u hodhën në kontenjerë për t’i hequr nga zona e banuar. Sipas raportimeve lokale, ata u lëshuan në një pyll aty pranë. /tvklan.al