5 mijë denarë rritje rroge për adminstratorët e Qytetit të Shkupit

Administratorët e Qytetit të Shkupit deri në fund të vitit do të marrin paga më të larta për 5000 denarë, përcjell KlanM.

Këshilli i Qytetit të Shkupit e ka pranuar amendamentin për rritjen e pagave të propozuar nga grupi i këshilltarëve të LSDM-së në kuadër të ribalancit të buxhetit.

Sekretari i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, e hodhi poshtë këtë amendament, si gjithë të tjerët në seancën e sotme, por Këshilli e votoi pro.

Në përputhje me vendimin, nga zëri buxhetor i punësimeve të përkohshme zbriten 12 milionë denarë, të cilët kalojnë në zërin e pagës bazë. Me këto mjete, paga më të larta për 5.000 denarë janë siguruar për 470 punëtorë në administratën e qytetit, pa përfshirë ndërmarrjet publike dhe shërbimin zjarrfikës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share