4 fëmijë u mbytën në ishullin Lesbos ndërsa një grua u gjet pa ndjenja në ishullin Samos
Katër fëmijë emigrantë u mbytën në ishullin grek të Lesbos ndërsa një grua tjetër në ishullin e Samos.
Roja bregdetare greke shpëtoi 23 persona në ujërat turke në orët e para të kësah të hëne, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis.
Viktimat janë një djalë 8 vjeç dhe tre vajza të moshës 14, 8 dhe 11 muajshe.
Ndërsa në ishullin e Samos mediat shkruajnë se autoritetet greke gjetën një grua dhe një fëmijë pa ndjenja gjatë natës.
Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, gruaja fatkeqësisht ndërroi jetë.
Greqia është një nga pikat kryesore të hyrjes për në BE për emigrantët dhe refugjatët që ikin nga varfëria dhe konflikti në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.
Sipas të dhënave nga agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara UNHCR, më shumë se 15,600 njerëz kanë mbërritur në Greqi këtë vit, afro 12,000 prej tyre nga deti.
Klan News