5 arsyet pse keni flokë të thatë

Flokët e thatë janë një nga problemet më të zakonshme tek femrat, pavarësisht gjatësisë apo volumit të tyre.

Ne do ju paraqesim 5 arsye pse flokët bëhen shumë të thatë në mënyrë që të gjeni zgjidhjen.

Faktorët mjedisorë

Klima e thatë, noti në pishina me klor ose ujë të kripur, ekspozimi i tepërt i diellit dhe kimikatet që gjenden në ujin e rubinetit e bëjnë flokun tuaj të thatë. Mënyra për ta trajtuar atë është të hidratoni siç duhet, përdorni kapele në diell, kapele në pishinë dhe det.

Larja shumë e shpeshtë

Larja e tepërt largon vajrat e prodhuara nga skalpi juaj. Këto vajra janë thelbësorë për rritjen e shëndetshme të flokëve. Përveç kësaj, larja e shpeshtë e than skalpin tuaj dhe shkakton zbokth. Lani flokët 2-3 herë në javë.

Produkte të papërshtatshme

Sot, ekziston një shumëllojshmëri e gjerë e produkteve për kujdesin e flokëve. Shumë prej tyre përmbajnë kimikate të forta, alkool, sulfate apo silikon të cilat heqin serumin natyral nga skalpi. Përdorni produkte të përshtatshme për flokë të thatë që pastrojnë, hidratojnë dhe mbrojnë flokët tuaj.

Lyerja e flokëve

Trajtimet kimike si lyerja apo ombre janë një tjetër arsye për flokët e brishtë dhe të thatë. Flokët e lyer kanë nevojë për shumë kujdes sesa flokët me ngjyrën natyrale. Agjenti zbardhues i përdorur në një bojë flokësh prish strukturën proteinike të flokëve tuaj dhe shkakton dëme.

Tharësja apo mjete të tjera të stilimit.

Përdorimi i shpeshtë i mjeteve të stilimit është i dëmshëm për shëndetin e flokëve tuaj. Meqenëse këto mjete përdorin nxehtësinë për t’i dhënë flokëve tuaj një formë apo stil të ri, ato shpesh çojnë në flokë të thatë, të prirur për t’u thyer dhe dëmtuar.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur flokët tuaj është të reduktoni përdorimin e tyre./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share