Dyzet e një vjeçari A.K. nga Tetova, dje (01-shkurt) në ora 12:55 në SPB Tetovë ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga nipi i tij dhe ka kërkuar ndërhyrjen e policisë.
Megjithatë, menjëherë është konstatuar se nuk kishte ndodhë një rast i tillë, me ç’rast kundër A.K. do të përgatitet parashtresa përkatëse për raportim të rremë sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.