Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sulmin
Luftimet e ashpra mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë në terren teksa lufta ka hyrë tashmë në muajin e saj të 6-të. Kundërsulmi Ukrainas për të rimarr territor po zmbraps forcat ruse dhe kjo gjë po sjell edhe kosto njerëzore me qindra të vrarë.
Një sulm në një burg në Donjeckun e kontrolluar nga separatistës pro rus vrau 40 persona dhe plagosi të paktën 75 të tjerë. Ky është informacioni që vjen nga Moska teksa këto pamje tregojnë veç pak prej asaj çfarë ka mbetur nga bombardimet.
Palët kanë akuzuar njëra tjetrën për kryerjen e sulmit. Rusia thotë se Forcat Ukrainase kanë përdorur sistemet raketore Himërs të dërguar nga SHBA-ja për të bombarduar burgun. Në krahun tjetër Ukraina thotë se Moska po kërkon të mbulojë provat e masakrës që po kryen në territorin e saj.
Viktima janë shënuar edhe në territore të tjera Ukrainase ku në Mykolaiv 5 persona u vranë dhe 7 të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në një stacion autobusi.
Tv Klan