Në Ministrinë e Mbrojtjes, me ceremoni solemne është shënuar 4-vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Dita e Shtatmadhorisë së Armatës.
Gjatë fjalimit, Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, kanë potencuar se anëtarësimi në NATO është qëllimi më I mirë që është siguruar për qytetarët. Çdo vendim I vështirë që është miratuar – ia ka vlejtur, thanë përfaqësuesit e Qeverisë.
Në suaza të solemnitetit të sotëm, për herë të parë është shënuar edhe Dita e Shtatmadhorisë së Armatës. Gjenerali Simeon Trajkovski tha se Armata mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrat dhe obligimet për realizimin e përcaktimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut./tvklan.mk