4 të vdekur nga stuhia e fortë që goditi godet Teksasin në SHBA

Një stuhi e fortë goditi shtetin amerikan të Teksasit mbrëmë vonë, duke lënë të paktën katër persona të vdekur në Houston, transmetn Anadolu.

Mediat lokale raportojnë se erërat e forta nga stuhia thyen dritaret e ndërtesave të larta, rrëzuan pemë dhe linjat e energjisë në gjithë qytetin, duke lënë më shumë se një milion njerëz pa energji elektrike.

“Patëm një stuhi me erëra 100 milje në orë (160 kilometra në orë), ekuivalente me uraganin Ike”, tha kryebashkiaku i Houstonit John Whitmire në një konferencë shtypi, duke iu referuar uraganit të kategorisë 4 të vitit 2008 që shkaktoi dëme të mëdha në zonën e Houstonit.

Whitmire tha se dy persona vdiqën nga rënia e pemëve. Një person i tretë humbi jetën kur një vinç u përmbys, ndërsa nuk dihet se çfarë e shkaktoi vdekjen e viktimës së katërt.

Përmbytjet po ashtu zhytën makina në rrugë dhe autostrada, duke e bërë të nevojshme që kamionë tërheqës t’i nxjerrin ato nga ujërat e larta.

Kishte edhe raportime jozyrtare për disa tornado në rajon.

Whitmire tha se shqetësimi kryesor tani është pastrimi dhe menaxhimi i trafikut, pasi shumica e semaforëve nuk punojnë në qytet.

Kryebashkiaku u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda për 24 deri në 48 orët e ardhshme për të lejuar heqjen e telave të rrymës nga rrugët dhe pastrimin e xhamit dhe mbeturinave në mbarë qytetin. Ai madje bëri një lutje për bizneset lokale që të lejojnë punonjësit të qëndrojnë në shtëpi të premten.

“Jemi në gjendje rikuperimi. Nëse nuk jeni punëtor thelbësor, mos shkoni në punë nesër”, tha Whitmire.

Distrikti Shkollor i Pavarur i Houstonit, i cili është distrikti më i madh i shtetit, me afro 200.000 studentë, anuloi mësimet në të gjitha kampuset të premten për shkak të dëmeve dhe ndërprerjeve të energjisë.

“Qendra e qytetit është një rrëmujë. Qëndroni në shtëpi sonte, qëndroni në shtëpi nesër”, theksoi Whitmire.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share