MICKOSKI: QYTETARËT TË MOS BIEN PRE E PROVOKIMEVE
Në 151-vjetorin e lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, të shtunën delegacione të ndryshme do të vendosin kurora me lule në varrin e tij.
Sic ka njoftuar press-shërbimi qeveritar kurora me lule do të vendosin Presidenti Stevo Pendarovski, Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska.
Pas tensionimit të raporteve Shkup – Sofje, si rezultat i dhunës ndaj sekretarit të një klubi bullgar në Ohër, sic njofton KlanM, dy vendet duke ulur tensionet nisën mobilizimin që kjo ngjarje të mos përshkohet me incidente. Ministrat e Brendshëm të të dyja vendeve gjatë një takimi në Shkup u zotuan se do t`i ndërmarrin të gjitha masat që të mos ketë incidente.
Një thirrje të ngjashme që kjo ngjarje të shënohet në mënyrë dinjitozë, sic njofton KlanM, sot ka dërguar edhe lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke theksuar se për cdo cënim të situatës së sigurisë përgjegjës do të jenë Spasovski dhe Qeveria.
“U bëj thirrje qytetarëve të Maqedonisë të mos u nënshtrohen provokimeve pasi shkojnë në favor të qeverisë së BDI-së të mbështetur nga LSDM-ja dhe fqiut tonë lindor. Asnjë provokim nuk shkon në favor të popullit maqedonas, prandaj bëj thirrje për shënim të qetë dhe dinjitoz” – tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.
Shënimi I ditëlindjes së Goce Dellcevit në Shkup më 4 Shkurt, sic njofton KlanM, është cilësuar si ngjarje me rrezik të lartë sigurie, për shkak të paralajmërimeve për ardhje të organizuar të qytetarëve nga Bullgaria, por edhe për shkak të thirrjeve për protesta në vendkalimet kufitare, për të penguar ardhjen e tyre dhe deklaratave nga Instituti Patriotik I VMRO-DPMNE-së, për roje gjatë gjithë ditës pranë varrit të Goce Dellçevit.