Si pasojë e një shpërthimi në rrugën e frekuentuar Istikalal të Stambollit janë vrarë dhe plagosur disa qytetarë.
Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, shkroi në Twitter se sipas informacioneve fillestare 4 persona kanë vdekur dhe 38 janë plagosur.
“Nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, sipas raportimeve fillestare, 4 persona kanë humbur jetën dhe 38 janë plagosur. Të plagosurit po trajtohen” – ka shkruar Yerlikaya.