4.5 vite burg për futbollistin Dani Alvesh!

DHUNA SEKSUALE

Gjykata në Barcelonë shpalli fajtor ish-futbollistin 40-vjeçar Dani Alvesh, i cili akuzohej për dhunë seksuale dhe ia shqiptoi dënimin prej katër vite e gjysmë burg.

Katër vite e gjysmë burg për ish-futbollistin Brazilian të Barcelonës, Dani Alvesh, për krimin e bërë më 30 dhjetor 2022 në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë. Ky është vendimi i gjykatës në Barcelonë.

Aktvendimi shoqërohet edhe me 5 vite dënim me kusht që do të hyjë në fuqi pas vuajtjes së dënimit.

Dani Alveshit gjithashtu, për 9.6 vite I ndalohet t`i afrohet viktimës dhe duhet t`i paguajë dëmshpërblim prej 150.000 euro.

13 muajt e kaluara Alveshi I kaloi në paraburgim për shkak se autoritetet spanjolle kishin vlerësuar se ekziston rerziku për arratisje nëse mbrohet në liri.

“Jemi të kënaqur me aktvendimin që konfirmon vërtetësinë e fjalëve të viktimës dhe vuajtjve që ka kaluar. Duhet që të verifikojmë nëse pesha e dënimit është në bashkërendim me faktet” – thonë nga Prokuroria.

Dani Alvesh ishte akuzuar se më 31 dhjetor 2022, kishte detyruar me forcë një 23 – vjecare për marrëdhënie seksuale. Gjatë hetimeve kishin dëshmuar 30 persona, mes tyre edhe viktima që kishte dëshmuar me dyer të mbyllura.

Alveshi që nga fillimi kishte pohuar se nuk është person I dhunshëm dhe se akti seksual kishte qenë me pëlqimin e të dyve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share