Rasti “Llaskarca”: 39 vjet burg për të gjithë të akuzuarit

KATËR VITE BURG PËR PRONARIN E ‘DURMO TURSIT’ DHE 14 VJET PËR SHOFERIN

Gjithësej 39 vjet burg për të gjithë të akuzuarit në rastin Llaskarca ku humbën jetën 16 persona dhe mbi 30 të tjerë u plagosën. Gjykata me këta rast katër vite burg ia shqiptoi pronarit të “Durmo Turs”, Durmish Behluli i cili u shpall fajtor për aksidentin që ndodhi në shkurt të vitit 2019 në Llaskarcë të Komunës së Sarajit. Manoil Trifunovski – shoferi i autobusit të aksidentuar, u dënua me më së shumti vite burg. Ai do të jetë i privuar nga liria për 14 vite. Dënime morën edhe të akuzuarit e tjerë.

Gjykata shpalli fajtor të gjithë të akuzuarit në rastin Llaskarca  ku humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan. Ata u dënuan për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.  Sipas aktvendimit të gjykatës autobusi nuk ka qenë në rregull, ndërkaq shoferi ka vozitur me shpejtësi. Të gjithë të akuzuar u dënuan me gjithsej 39 vite burg.

Durmish Beluli – pronar i kompanisë “Durmo Turs”, u dënua me 4 vite burg.

Manoil Trifunovski – shoferi i autobusit të aksidentuar, u dënua me më së shumti vite burg. Ai do të jetë i privuar nga liria për 14 vite.

Remzi Miftari – përgjegjës për transportin në kompaninë “Durmo Turs”, u dënua me 6 vite burg.

Igor Gjeorgjievski – udhëheqës i Stacionit të Kontrollit Teknik “AMZ Gostivar”, u dënua me 5 vite burg.

Goran Dukovski – kontrollor teknik në “AMZ Gostivar”, u dënua poashtu me 5 vite burg.

Jane Babavorvski – kontrollor teknik në “AMZ Gostivar”, gjithashtu u dënua me 5 vite burg.

Dënim të të akuzuarëve kërkuan edhe familjarët e viktimave dhe të lënduarve. Ndërkaq të akuzuarit fajin kanë drejtuar njëri tjetrit, duke u shafjësuar nga përgjegjësia./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share