Një 37-vjeçare është arrestuar nga policia në Tiranë pasi tentoi të digjte një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi”.
Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë. Në pamje duket 37-vjeçarja me iniciale M.K. e cila tenton të djegë farmacinë duke i hedhur lëndë djegëse.
Pas arrestimit, ajo i tha policisë se veprimin e kreu pasi pretendonte se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al