37 sanksione për kundërvajtje të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve

Gjatë ditës së djeshme (31.08.2022) në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 12:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll i intensifikuar  për sanksionimin e kundërvajtjeve të automjeteve që përdoren për transport publik të udhëtarëve. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 37 shkelje, nga të cilat 26 për shkak të defektit të frenave…

Kontrollet  e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion  që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit për të rritur sigurinë në trafik. Gjendja teknike e automjeteve duhet të kontrollohet me kohë dhe të eliminohet çdo defekt.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share