35 të vdekur pas shembjes së një tempulli në Indi

Të paktën 35 persona janë vrarë pasi kanë rënë në një pus teksa po luteshin në një tempull në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh.

14 të tjerë janë shpëtuar ndërsa një tjetër është ende i zhdukur në aksidentin që ndodhi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Policia tha se viktimat ishin duke qëndruar në një pllakë betoni mbi pus, kur ajo u shemb nën peshën e tyre.

Incidenti ndodhi të enjten gjatë një ceremonie lutjeje të organizuar në tempullin Beleshwar Mahadev Jhulelal me rastin e festivalit hindu të Ram Navami.

Një turmë e madhe besimtarësh po qëndronin në pllakën e betonit që mbulonte pusin, e cila u shemb nën peshën e tyre.

Kryeministri Narendra Modi e ka shprehur “dhembshurinë për këtë fatkeqësi”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share