Kuvendi/ Deputetët në pushim deri më 2 Shtator!

Deputetët nga nesër deri më 2 shtator do të shfrytëzojnë zyrtarisht pushimet e tyre vjetore, të cilat këtë vit janë vonuar për shkak të ribalancit të Buxhetit.

Zakonisht deputetët janë me pushime çdo vit nga 1 gushti deri në fillim të shtatorit.

Deputetët do të jenë me pushime nga 15 gushti deri më 2 shtator, por meqenëse Kuvendi sipas kushtetutës është në dispozicion permanent , nuk përjashtohet mundësia e thirrjes së seancave të trupave punues apo seancës plenare nës rastë emergjente, kanë njoftuar nga zyra e Kuvendit Afrim Gashi.

Që nga fillimi i punës së kësaj përbërje parlamentare më 28 maj janë mbajtur dhjetë seanca dhe e fundit ishte dje kur u miratuan ndryshimet në Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe u hoqën drejtorët ekonomikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share