Osmani: Qeveria e ardhshme ka për obligim ta respektojë marrëveshjen e Prespës!

RAPORTET RMV – GREQI

Shefi i Diplomacisë në vend Bujar Osmani shprehet optimist se qeveria e ardhshme do t`i respektojë obligimet e marrëveshjeve ndërkombëtare në baza reciproke.

Sipas Osmanit, deklarata se Greqia nuk ka përmbushur asgjë nga Marrëveshja e Prespës nuk është e vertetë, siç tha, Maqedonia e Veriut sot është anëtare e NATO-s, për faktin se Greqia e ka përmbushur detyrimin e saj nga Marrëveshja e Prespës.

”Marrëveshja e Prespës është shumë më tepër se vetëm një marrëveshje për emrin. Është një marrëveshje partneriteti strategjik. Shtylla e detyrimeve greke nga Marrëveshja e Prespës është mbështetja për NATO-n dhe integrimin evropian.   Qeveria e ardhshme nuk ka asnjë detyrim, asnjë përgjegjësi në lidhje me Marrëveshjen e Prespës. Nuk e kanë votuar, nuk e kanë mbështetur, por e kanë detyrim ta respektojnë. Është një marrëdhënie diplomatike” – tha Osmani.

Osmani, gjithashtu bëri të ditur se në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm, sot ka pasur një takim me zëvendësministrin e jashtëm të Greqisë me të cikin kanë diskutuar për njçështje dypalëshe ndëkaq,dmëngjesin e sotëm ai ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Giorgos Gerapetritis.

”Me Gerapetritis diskutuam për përkushtimin e dy vendeve jo vetëm për zbatimin e marrëveshjeve, por edhe mbështetjen që Athina zyrtare i jep integrimeve euroatlantike, përkatësisht integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e Presëpës pështë një marrëveshje partneriteti strategjik. Sot Greqia kontrollon qiejt tanë si pjesë e një marrëveshjeje përmes NATO-s së bashku me Italinë” – tha Osmani.

Ai shtoi se është biseduar edhe për obligimet tjera që kanë të dyja vendet në lidhje me Marrëveshjen e Prespës duke shpresuar se thellimi i partneritetit strategjik do të vazhdojë, përmes besimit më të mirë rajonal. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share