Pamje të rënda nga aksidenti ku humbën jetën dy të rinjtë nga Kosova

Dy persona nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Hungari.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy shqiptarët nga Kosova, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, njëri nga Celina dhe tjetri nga Prizreni, shkruan Indeksonline.

Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e tyre.

Ndërsa janë publikuar pamjet e këtij aksidenti, ku vërehet se veturë është ndarë në dysh.

Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e viktimave është përplasur me një kamion.

Viktimat dyshohet të kenë qenë duke udhëtuar drejt Kosovës./Indeksonline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share