30 vjet RMV në OKB: Kryeministri për vizitë në SHBA

KOVAÇEVSKI SHOQËROHET NGA MINISTRI I JASHTËM DHE ZV/KRYEMINISTRJA GRKOVSKA

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga Zv/Kryeministrja Slavica Grkovska dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, qëmdrojnë për vizitë zyrtare në SHBA, njofton KlanM.

Kabineti i Kryeministrit, njofton se si pjesë e programit për shënimin e 30-vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në OKB, Kryeministri do të realizojë takime me përfaqësues të lartë të UNICEF-it dhe UNDP-së kurse do t`i drejtohet edhe solemnitetit të organizuar nga OKB-ja me rastin e këtij përvjetori.

Në Uashington, sic percjell KlanM, parashihet që Kryeministri të realizojë takime me Sekretarin Shtetëror Amerikan, Entoni, Blinken, përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, Zv/Këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Xhonatan Fajner, Këshilltarin e Sekretarit të Shtetit, Derek Shole, me senatorë dhe kongresmenë si dhe anëtarë të bordit të Këshillit Atlantik.

Si pjesë e vizitës së punës në Uashington, sic njofton KlanM, Kryeministri do të mbajë një ligjëratë në Universitetin “Xhon Hopkins” për sfidat dhe mundësitë e RMV-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share