30 herë përmbyten nga “Vardari”, vetëm 1 herë dëmshpërmblehen

QEVERIA PA PËRGJIGJE SE A DO TU PAGUHEN DËMET BANORËVE

Banorët e komunës së Jegunovcës tashmë për disa vite me rradhë po përmbyten nga dalja nga shtrati e lumit Varard, por ata theksojnë se shumë shpesh detyrohen të paguajnë vetë dëmin që po iu shkaktohet. Nga qeveria nuk përgjigjen nëse do të paguajnë dëmshpërblim për pëmybtjet e ditëve të fundit në këtë komunë.

Prej shtëpi në shtëpi komisioni për vlerësimin e dëmeve po regjistron të gjitha humbjet që kanë pësuar familjet e përmbytura një ditë më parë. Banorët skeptik që do të dëmshpërblehen pasi në 30 vitet e fundit vetëm një herë kanë marrë dëmshpërblim nga shteti.

“Për 30 vite sigurisht ka pasur 50 herë përmbytje, ndonjëherë ka ndodhur që dy herë të kemi qenë të vërshuar. Vetë i mbuloni dëmet? Vetëm një herë na kanë dëmshpërblyer, kur ka qenë kryeministër Kostov, përndryshe asnjëherë nuk na kanë dëmshpërbyler”, tha Dushko Matovski, banor.

 Kryetari i Komunës së Jegunovcës kërkon nga Qeveria ndihmë për t’i dëmshpërlyer banorët pasi Komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm për t’i mbuluar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

“Apeloj deri te Qeveria që të gjejë mundësi dhe mjete që këtyre banorëve të zellshëm të cilët merren me bujqësi tu del në ndihmë. Pasi pas mbylljes së Jugohromit këta banor merren vetëm me bujqësi. Kërkoj që Qeveria t’i kuptoj problemet tona”, tha Dimitar Kostadinovski.

Pyetëm Qeverinë a do t’i dëmshpërblejë vendet e përmbytura pas rreshejve të mëdha të shiut por prej atje pa përgjigje. Edhe pse niveli i lumit Vardar është ulur, dëmet materiale që kanë pësuar banorët mbesin. Vetëm në Komunën e Jegunovcës janë përmbytur rreth 60 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share