30 euro është çmimi i fletudhëtimit për qytetarët me pasaportë të pavlefshme që duhet të kthehen në Maqedoni

Qytetarët të cilët gjenden jashtë vendit me pasaportë pa “veri” dhe do të duhet të vijnë në Maqedoni do të mund ta bëjnë këtë nëse do të pajisen me fletudhëtim në njërën nga zyrat diplomatike-konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ambasada e Maqedonisë në Berlin ka nxjerrë udhëzime për qytetarët që duhet të aplikojnë për pasaporta të reja, por edhe për dokumente udhëtimi që do të kushtojnë 30 euro dhe do të jenë në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë.

Pasaporta mund të merret pa termin në ndonjë nga ambasadat apo ndonjë konsullatë dhe është e vlefshme për 30 ditë, pra shërben vetëm për kthim në Maqedoni.

“I njoftojmë të gjithë ata që do të paraqesin kërkesë për dokument të ri udhëtimi se koha për lëshimin e pasaportës së re nga dita e paraqitjes së kërkesës është mesatarisht 50-75 ditë, pas së cilës pasaportat mund të merren personalisht në PDK-në ku e kanë paraqitur kërkesën. Nëse qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që banojnë në shtet të huaj dhe të cilët ende nuk kanë nxjerrë pasaportë të re deri më 12 shkurt 2024 dhe kanë për qëllim që të aplikojnë për lëshimin e pasaportës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mund të kthehen në vend me fletudhëtim, i cili nxirret pa afat, e vlefshme për 30 ditë nga dita e lëshimit dhe shërben vetëm për kthim në vend.

Theksojmë se me rastin e lëshimit të dokumenteve të udhëtimit, pasaportat me emrin e vjetër kushtetues “Republika e Maqedonisë” nuk duhet të anulohen. Dokumentet e nevojshme për lëshimin e fletudhëtimit: pasaportë, kërkesë e plotësuar për lëshimin e pasaportës, dy fotografi dhe tarifë konsullore prej 30 eurosh”, njoftoi ambasada e Maqedonisë në Berlin të Gjermanisë.
Me respekt,

Lexo gjithashtu
Total
0
Share