3 vjet nga tragjedia e zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës

Sot bëhen tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona dhe dhjetëra persona u lënduan. Familjarët kërkojnë përgjegjësi  lurse rasti ende nuk ka  epilog gjyqësor.

Sot bëhen tre vjet nga tragjedia e zjarrit që përfshiu spitalin modualr në Tetovë si pasojë e së cilit humbën jetën 14 persona, ndërsa spitali u dogj tërësisht. Famijarët e viktimave duke organizuar protesta në formë revolte kërkojnë nga organet kompetente zbardhjen e plot të rasit dhe përgjegjësi për të njejtën, megjithatë  tre vite më pas ende nuk ka epilog gjyqësor.

Më maj 2024 Gjykata e Apelit në Gostivar vendosi që ta kthejë nga fillimi procedurën ndaj drejtorëve, pasi aktgjykimi i parë sipas gjykatës ka qenë i paqartë.

Ndërkaq, pas dështimit të disa seancave gjyqësore, rigjykimi i rastit për zjarrin në spitalin modular do të fillojë më 25 shtator të këtij viti.

Kujtojmë se në aktgjykimin fillestar të datës 5 qershor 2023, me 1 vit e 6 muaj burg me kusht u dënuan ish drejtori mjekësor i Spitalit të Tetovës dhe ish drejtori ekonomik. Mjeku përgjegjës për qendrën e Kovidit u lirua nga akuza. Ndërkaq, Spitali i Tetovës mori dënim prej 1 milion denarësh.

Drejtorët u dënuan në shkallën e parë sepse në spitalin modular nuk ka pasur aparate për fikjen e zjarrit, ndërsa mjeku u lirua nga përgjegjësia sepse në spitalin për Kovid-19 kishte futur njerëz nga jashtë.

Gjatë periudhës kur ndodhi tragjedia Ministër i Shëndetësisë ishte lideri aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili dorëzoi dorëheqje, por kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev nuk e pranoi. Filipçe në një intervistë të fundit për “Focus”, duke folur për këtë çështje dhe nëse procesi gjyqësor sipas tij ka dhënë përgjigje për të gjitha dilemat, thotë se për këtë përgjigjet mund t’i japë vetëm Gjykata.

VENKO FILIPÇE – LIDER I LSDM-SË

Me betimin që kam bërë, çdo operacion me një rezultat të padëshiruar është një barrë për mua, e lëre më një tragjedi si kjo që fatkeqësisht ndodhi në kulmin e pandemisë Covid. Kjo është diçka që askush nuk do të donte të ndodhte. Nga pozicioni në të cilin jam tani, do të ishte jashtëzakonisht e papërshtatshme për mua të komentoja diçka në këtë drejtim. Unë e di vetëm se ndërgjegjja ime është e pastër. Unë  dhe ekipi im kemi bërë përpjekje mbinjerëzore për të shpëtuar sa më shumë njerëz, ne punuam ditë e natë. Për mua si mjek dhe kirurg, jeta e njeriut nuk ka çmim  dhe kurrë nuk do ta rrezikoja jetën e askujt për asgjë në botë.

Tre vite më prarë me 8 shtator 2021 në spitalin modular të Tetovës ku trajtoheshin pacientët me Kovid-19 shpërtheu një zjarr i tmershëm ku  mori me vete  14 jetë, 12 prej të cilëve ishin pacient të shtruar në spital kurse dy ishin anëtarë të familjeve që ndodheshin brenda.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share