75 të plagosur, mbi 43 mijë persona pa energji elektrike
Këto shkatërrime masive u shkaktuan nga një tornado e fuqishme që goditi gjatë orëve të fundit veriun e Teksasit.
E goditur më rëndë është qyteza Perriton, aty ku 3 banorë humbën jetën ndërsa 75 të tjerë u dërgua në spital për t’u kuruar nga plagët.
Vorbulla e fuqishme e ajrit shkatërroi dhjetëra shtëpi e ndërtesa 1-katëshe, duke lënë qindra të pastrehë, ndërsa dëmtoi dhjetëra automjete.
Pasojat e saj u ndjenë edhe në pjesë të tjera të Teksasit dhe shtetit tjetër federal amerikan të Oklahomës.
Retë e mëdha të grumbulluara sollën rrebeshe të fuqishme me shi e breshër. Mbi 43 mijë banorë janë aktualisht pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të linjave.
Tv Klan