Mijëra turistë nga mbarë bota ndjekin shfaqjen
Rrugët e Pamplonas në Spanjë u mbushën edhe këtë vit nga mijëra njerëz të ardhur nga mbarë vendi, por edhe shumë turistë të huaj që kishin vendosur të bëheshin pjesë e asaj që njihet si gara me dema.
Ashtu si çdo vit nuk munguan edhe lëndimet pasi raportohet për të paktën 3 persona të plagosur, të cilët morën shërbimet e mjekëve të urgjencës.
Janë të shumtë ata që bëhen pjesë e garës 875 metra të gjatë. Për më shumë adrenalinë të gjithë vrapojnë së bashku me demat në një garë që zgjat më së shumti 3 minuta.
Garat zhvillohen për gati një javë nga 7 deri në 14 Korrik. Ky vit shënon 100-vjetorin e vizitës së parë të shkrimtarit amerikan Ernest Hemingway në këtë festival. Ishte ai që e bëri të famshëm në mbarë botën me romanin e tij të vitit 1926 “Dhe dielli lind”.
Tv Klan