Ministria e Punëve të Brendshme edhe zyrtarisht ka njoftuar se tri pika kufitare Kosovë-Serbi janë të bllokuara.
Bëhet fjalë për Bërnjakun, Jarinjen dhe Merdaren, raporton Indeksonline.
Në përditësimin e fundit theksohet se këto tri pika kufitare janë të bllokuara.
Bllokadat besohet se janë shkaktuar si pasojë e protestave që janë duke u mbajtur në territorin serb.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bën thirrje që të mos kalohet nëpër Serbi. /KlanMacedonia