Autoritetet e Zelandës së Re sot kumtuan se kanë sekuestruar 3,2 ton kokainë, në vlerë prej 279,5 milionë euro, që po lundronte përmes Paqësorit, me shumë gjasë i destinuar për në Australi.
Në foton e publikuar nga policia e Zelandës së Re janë parë pako me drogë që lundrojnë në oqean, të ngjitura në gomone përpara se të kapen.
“Kjo është një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës në vend,” tha Komesari i Policisë së Zelandës së Re, Endrju Koster.
Kontrollori i Doganës së Zelandës së Re, Bill Peri, e vlerësoi vlerën e kokainës së sekuestruar në 279.5 milionë euro.
Policia nuk ka arrestuar askënd deri më tani.