14 automjete të përfshira në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka dhe të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dhe të lënduar në aksidentin zinxhiror që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Blic. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë 14 vetura.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror, ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, ka thënë ai.

Hoxha po ashtu ka njoftuar se rruga është bllokuar përkohësisht.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share