Lloga: Shpresoj që Palevski të ekstradohet shpejtë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga shpreson se, siç përcjell KlanM, Ljupço Palevski, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, do të ekstradohet relativisht shpejt nga Turqia në vend, por, siç tha ai, është shumë herët për të folur sepse ende nuk janë përdorur të gjitha mjetet juridike. Ai pret që Turqia të marrë në procedurë kërkesat tona këtë javë që vjen.

“Është herët për të folur për ndonjë gjë, siç e thamë dy ditë më parë. Relativisht shpejt presim që ai të dërgohet në Maqedoni, por duhet të shohim nëse ai do t’i përdorë të gjitha mjetet juridike dhe nëse sistemi në Turqi do të lejojë që të jetë ashtu siç kemi kërkuar. Dokumentet u dërguan disa herë – përmes DHL, në mënyrë elektronike, përmes MPJ-së sonë dhe Ambasadës. Pra, besoj që nga e hëna të gjitha këto kërkesa tona do të trajtohen në procedurën e mëtutjeshme në Turqi”, tha Lloga./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share