28 Nëntori: Kosova vishet Kuq e Zi!

AKTIVITETE TË SHUMTA NË PËRVJETORIN E 111-të TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Me flamuj kuq e zi është mbushur kryeqyteti I Kosovës ku me aktivitete të shumta është shënuar 111 vjetori I pavarësisë së Shqipërisë.

Në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, ka thënë se përvjetori i 111-të i gjen shqiptarët më mirë se kurrë.

Tha se Kosova është prioritet strategjik për Shqipërinë.

”Shqipëria ka njohur progres serioz, që po lë gjurmë të duhur në shoqërinë tonë, jemi anëtarë i NATO-s, vend kandidat për BE, anëtare e përkohshme në KS të OKB-së, ku fuqishëm ka ngritur zërin në dobi të paqes në rajon e veçmas për Kosovën” – tha Petrit Malaj- Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

Ndërsa në shesh janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore për kulmuar me një koncert në të cilin u shpalos edhe flamuri kuq e zi. Aktivitetet përfundojnë me koncertin e filharmonisë së Kosovës me klasikët shqiptarë.

Tashmë është bërë tradicionale që më 28 nëntor krerët e institucioneve dhe partive politike të bëjnë homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari.

Vjosa Osmani- Presidente e Kosovës

Glauk Konjufca- Kryetar I Parlamentit të Kosovës

Aktivitete të ndryshme kulturore janë shënuar edhe në qytete të tjera të Kosovës si në Prizren, Pejë,  Vushtrri, Lipjan Gjilan etj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share