28 Nëntori, Bekteshi: U arrestuan shqiptarët ndërsa nuk u ndërmorr asnjë masë ndaj policit maqedonas që përdhosi flamurin shqiptar

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se qytetarët shqiptar u privuan nga festa dinjitoze për Ditën e Flamurit.

“Qytetarët u privuan nga festa e 28 Nëntorit. I pamë pamjet se policia ka ndaluar festën e shqiptarëve tutje urës së gurit. Ne jemi popull shtetformues këtu, jemi 30 për qind, dhe nuk mund të ndalohet festa e një populli. Nuk e ndalon asnjë shtet, as vendet më të mëdha diçka të tillë, e po e ndalon vendi ynë”, tha Bekteshi.

Bekteshi shtoi se qytetarët që kanë festuar kanë hasur në vazhdimësi pengesa nga policia.

“Ka veprime selektive. Shqiptarët i arrestuan, një fëmije të mitur i jepet 8 ditë paraburgim, mirëpo nuk i shqiptohet asnjë masë diciplinore policit i cili e hodhi në toke flamurin shqiptar, ndaj tij nuk janë marrë masa. Këto institucionet janë bërë për dikend nënë e për dikë njerkë”, tha Bekteshi. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share