279 gjoba për vozitje të shpejtë në territorin e RMV-së

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.07.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 279 drejtues mjetesh.

Prej tyre, shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një automjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëkohësisht në vendbanim tejkaluar shpejtësinë 143 automjete, ndërsa jashtë vendbanimit 136.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share