“TË MOS HARROHET E TË MOS PËRSËRITET E “ENJTJA E PËRGJAKSHME”
Gashtë vite nga sulmi i organizuar ndaj Kuvendit të Maqedonisë I nxitur në patriotizmi i rremë I VMRO-DPMNE-së. Në këtë mënyrë, sic njofton KlanM, e ka kujtuar 6-vjetorin e dhunës në Kuvend, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Sipas tij, qëllimi ka qenë, të merret pushteti edhe me çmimin e jetës.
“Për këtë shkak jam absolutisht kundër amnistimit të të dënuarve të 27 Prillit, propozime që dorëzohen nga VMRO-DPMNE-ja. Si politikan të përgjegjshëm duhet të dakordohemi rreth interesave kombëtare, e jo rreth krimit!” – ka shkruar në Facebook, Ministri Spasovski.
Gjashtë vite pas së “enjtes së përgjakshme” VMRO-DPMNE-ja ende nuk ka kërkuar falje për terrorin – thuhet në një komunikatë të LSDM-së.
Socialdemokratët, sic percjell KlanM, thonë se kjo parti nderon dhe shpërblen ekzekutorët e këtij akti të tmerrshëm dhe angazhohet për amnistimin e tyre.
“Shembulli i fundit është vendimi i shumicës VMRO-DPMNE dhe “Levica” në Këshillin e Komunës së Manastirit që me para t`i shpërblejë të dënuarit e 27 Prillit. Këto dy parti keqpërdorën paratë e popullit që të shpërblejnë persona të dënuar dhe anëtarë të VMRO-DPMNE-së” – thonë nga LSDM.
Nga ana tjetër, udhëheqësia e lartë, anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të ASH-së, nëpërmjet rrjeteve sociale masivisht shpërndajnë një fotografi të ish-liderit Ziadin Sela me mbishkrimin në gjuhën angleze “ 27 Prilli – Të mos harrohet”.
“Në këtë ditë kujtojmë edhe sakrificën e Feta Alimit i cili u dënua padrejtësishtë, pasi rrezikoi jetën e tij duke ndihmuar Ziadiln Selën, derisa organizatorët dhe fajtorët kryesorë akoma nuk kanë marrë dënimin e merituar” – shkruan në Facebook, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Ndërkohë, familjarët e të dënuarve për 27 Prillin përmes rrjeteve sociale publikuan një letër drejtuar qytetarëve të vendit. Ata përmes letrës thonë se nuk kërkojnë mëshirë, por gjykim korrekt.
Edhe pas gjashtë viteve, sic percjell KlanM, të dënuarit e 27 Prillit, për disa janë mbrojtës të kushtetuës dhe njerëz të ndershëm, kurse për të tjerë terroristë dhe vrasës. Të dënuarit e procedurës së parë, që gjykatësja Dobrila Kacarska I dënoi me gjithsejt 211 vite burg, gjashtë vite më pas, ende janë pas grilave. Pjesa më e madhe janë në Burgun e Shtipit, një pjesë në Idrizovë, kurse të tjerë në Prilep. /KlanMacedonia/