Është gjetur pjesa e dytë e avionit “Embraer” në të cilin të mërkurën vdiq kreu i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, përcjell KlanM.
Vendndodhja ku u gjet pjesa e dytë e avionit mund të jetë shumë e rëndësishme për hetimin e shkakut të rrëzimit të avionit që vrau Prigozhin.
Mediat ruse, siç përcjell AMI, publikuan edhe një video të pjesës së dytë të avionit të Prigozhin, i cili përbëhet nga krahë dhe pajisje uljeje, në të cilat nuk ka asnjë gjurmë të mbrojtjes kundërajrore./KlanMacedonia